play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Von Crammon: Qeveria nuk e ka prioritet dialogun

today21/04/2022

Background
share close

Raportuesja e Parlamentit Europian gjatë një debati në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme rreth drafteve të raporteve për Kosovën dhe Serbinë, ka thënë troç se Qeveria aktuale në Kosovë, nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë.

 

“Fatkeqësisht, pavarësisht energjisë së re me emërimin e emisarit të BE’së për dialog, më dëshpërim  mësoj se dialogu i lehtësuar nga BE me Serbinë, që mbetet parakusht për integrimin e Kosovës në BE, nuk është prioritet për Qeverinë aktuale” ka thënë Von Crammon.

Ajo ka shtuar se dialogu duhet të shndërrohet në prioritet dhe Kosova duhet të përfitojë nga momentumi i ri i bashkëpunimit SHBA-BE.

 

“Dialogu duhet të bëhet prioritet politik dhe nuk duam që Kosova të shihet nga partnerët e saj kyç ndërkombëtarë, si një palë më pak konstruktive në dialog. Në vend të kësaj duam ta shohim Kosovën të bëjë hap të mëtejmë në konkretizimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë, targat e veturave dhe personat e pagjetur . Tutje Kosova duhet të shfrytëzojë dritaren e re mundësive me aleratët e saj derisa ka një bashkëpunim të plotë transatlantik për dialogun” ka thënë raportuesja.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%