Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/04/2022
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është më afër ekstradimit në SHBA-ve ku do të gjykohet për spiunazh.
Gjykata në Londër sot ka urdhëruar që Assange të ekstradohet në SHBA, e tani një veprim i tillë pritet të miratohet nga qeveria britanike, transmeton Telegrafi.
Fjala është për një urdhër zyrtar të lëshuar gjatë seancës së sotme, ndërsa për ekstradimin e tij tani nevojitet vetëm vula e ministres së Brendshme, Priti Pattel. Assange ka të drejtë të apelojë vendimin.
Ndërkaq në Shtetet e Bashkuara themeluesi i WikiLeaks kërkohet pasi mbi të rëndojnë 18 pika të aktakuzës sepse në vitin 2010 ishin publikuar mijëra dokumente të klasifikuara. E nëse gjykohet, ai rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)