Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today19/04/2022
Ambasada britanike në Beograd ka demantuar pretendimet e disa mediave në Serbi për kinse eksportin e armëve nga ky vend në Kosovë, duke i quajtur lajmet e tilla trillime të plota.
“Në disa media të Beogradit u shfaqën pretendime tërësisht të sajuara për eksportin e armëve nga Britania e Madhe në Kosovë. Nuk ka asnjë grimë të vërtetë në këto pretendime”, thuhet në deklaratë, transmeton N1, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu ambasada “me dashamirësi” ka ftuar të gjitha mediat që të verifikojnë informacionet që i publikojnë në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme.
Disa media në Serbi kanë raportuar ditë më parë se Mbretëria e Bashkuar ka dorëzuar tashmë 50 raketa të lehta antitanke NLAW në Kosovë dhe se janë planifikuar gjithashtu 20 raketa “Javelin”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)