play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim: Rreziku i komplikimeve të zemrës rritet pas infektimit me COVID-19

today18/04/2022

Background
share close

Ministria e Shëndetësisë (MSH), u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër coronavirusit në mënyrë që të mbrohen nga komplikimet.

 

Siç bëhet e ditur, një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC-SHBA) ka gjetur se rreziku i komplikimeve të zemrës, si miokarditi (inflamacion i muskujve të zemrës), ishte më i lartë pas marrjes së infeksionit COVID-19 se sa pas marrjes së një ose më shumë dozave të vaksinave mRNA COVID-19 (Pfizer-BioNTech ose Moderna), te të dy gjinitë dhe te të gjitha moshat.

 

 

“Studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid -19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar nga komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19.Vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19 dhe komplikimeve”, thuhet në apelin e MSH-së.

 

Tutje, thuhet se në Kosovë, të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart duhet të vaksinohen kundër coronavirusit dhe të kujdesen që ta kompletojnë vaksinimin, sepse “me kalimin e kohës bie imuniteti i fituar nga dozat paraprake të vaksinimit”.

 

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, që nga fillimi i procesit të vaksinimit, gjithsej janë administruar 1.824.555 doza të vaksinës. Deri më sot 821.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Po ashtu, janë dhënë 100.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Telegrafi/

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%