play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Llapi eliminon Prishtinën dhe kalon në finale të Kupës së Kosovës

today13/04/2022

Background
share close

Llapi ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës pasi ka fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Llapi ka arritur të rikthehet nga humbja në ndeshjen e parë për të siguruar finalen pas fitores në ndeshjen e dytë në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë Prishtinës, e cila krijoi më shumë raste për gol, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Në fakt, kryeqytetasit gjeten golin me anë të sulmuesit Otto John, por VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, Llapi hyri më furishëm duke u treguar skuadër më kërkuese dhe arriti t’i gjej dy gola, të cilat ia siguruan kualifikimin.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 59-të me anë të mbrojtësit Bianor Neto, i cili shënoi me kokë për 1-0.

Llapi ishte afër të gjente golin edhe në minutën e 75-të, por penalltia e Arbnor Ramadanit u prit nga Egland Haxho.

Vendasit nuk u dorëzuan nga kjo humbje e penalltisë dhe në minutën e 80-të shënuan me anë të Francisco Rivera për 2-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Me këtë fitore, ekipi i Tahir Batatinës kalon në finale me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Në finale, Llapi do të takohet me Dritën, e cila eliminoi Ramiz Sadikun.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *