play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Roman Abramovich ka kërkuar para urgjentisht nga miqtë e tij, por ende nuk ka marr përgjigje

today06/04/2022

Background
share close

Asetet e tij janë ngrirë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Roman Abramovich është në vështirësi financiare, ku tani besohet se iu është drejtuar miqve të tij të pasur me shpresën për të siguruar një kredi urgjente.

Abramovich është aktualisht në procesin e shitjes së Chelseat, por ende ka masa nga qeveria dhe shit-blerja nuk po mund të kryhet.

Sipas The Sun, Abramovich po kërkon një shumë prej rreth një milion funte për të qëndruar në këmbë, pasi sanksionet kanë filluar të rëndojë mbi të.

Pavarësisht se ishte mjaft i hapur për gatishmërinë e tij për të shitur Chelsean, Abramovich ka mohuar me forcë se ai është i afërt me Vladimir Putinin, megjithëse ky pretendim më pas u minua nga fakti se pronari i Chelsea ishte pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll.

Abramovich ka ende kosto javore prej rreth 700 mijë euro, të cilat i nevojiten për të paguar stafin e tij, megjithatë ai nuk ka qasje momentalisht në paratë e tij.Prandaj, ai u ka kërkuar shumë miqve të famshëm të tij që t’i japin për hua nga një milion euro secili, në mesin e tyre edhe te familja shumë e njohur, Rothschild.

Askush nuk ka rënë dakord për t’i dhënë huazim deri më tani, me Abramovich që po përballet me sanksione nga qeveri të ndryshme anembanë globit.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%