Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
idhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, tha se partia në pushtet ka arritur t’i punësojë më shumë se 100 persona në KEK, të cilët sipas tij janë të afërm të anëtarëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
“Po ju njoftojmë që LDK ka deponuar një kallëzim penal në lidhje me keqpërdorimet që janë bërë në konkursin e Korporatës Energjetike të Kosovës. Ky kallëzim penal është një thirrje për drejtësi për mbi 4 mijë e 600 kandidatëve që ju ka shkelur e drejta e tyre nga marrëdhënia e punës. LDK ka shprehur shqetësimin se partia në pushtet është duke i kapur institucionet e pavarura dhe kjo tashmë po shihet që ka qenë një realitet”, tha Manaj.
“Parti në pushtet nuk po ndalet kështu që kemi vendosur përtej betejës politikë të vendosim në betejë ligjore. Kjo është thirrje për ndaljen e keqpërdorimeve thirrje për drejtësi, thirrje për nepotizëm. Ky konkurs publik është shpallur ndërmjet dy rundeve zgjedhore dhe vet hapja e 125 pozitave ka qenë konkurs me ndikim politik. LDK ka shprehur shqetësimin se partia në pushtet është duke i kapur institucionet e pavarura dhe kjo tashmë po shihet që ka qenë një realitet”, tha tutje Manaj.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)