play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Gjykata refuzon ankesën e Gamoz Vokrrit, FFK thotë se Kuvendi i Rregullt Zgjedhor u konfirmua se ishte i ligjshëm

today04/04/2022

Background
share close

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar përfundimisht ankesën e Gramoz Vokrrit për pezullimin e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së.

Gramoz Vokrri ishte njëri nga kandidatët për kryetar dhe ishte ankuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, me arsyetimin se Kuvendi Zgjedhor i organizuar më 6 prill është i parregullt.

Ai madje kishte kërkuar që të pezullohet edhe veprimtaria e u.d. Sekretarit të përgjithshëm, Taulant Hodaj, duke kërkuar që t’i hiqen kompetencat.

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka dalë me vendimin final sot, duke thënë se nuk është kompetente në pikëpamjet ligjore për ta gjykuar këtë lëndë duke e refuzuar.

“Gjykata pas shqyrtimit paraprak të padisë, në përputhje me nenin 17 dhe 19 të LPK-së, shqyrtoi kompetencën lëndore të Gjykatës në këtë çështje juridike dhe vlerësoi se Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore në Prishtinë, nuk është kompetente në pikëpamje lëndore për të gjykuar këtë lëndë”, thuhet në aktvendimin e gjykatës.

Gramoz Vokrri ka konsideruar se iu është mohua padrejtësisht e drejta e kandidimit për kryetar të FFK-së, duke iu shpallur disa nënshkrime të pavlefshme.

FFK e quan fitore, thotë se fjalët e tyre dolën të vërteta

FFK në anën tjetër e ka publikuar këtë vendim, duke e quajtur si fitore të tyre, pasi sipas FFK-së ashtu siç ata kanë thënë Kuvendi Zgjedhor është i ligjshëm.

Madje ata kanë shkruar se në Kuvend do të jenë të pranishëm edhe FIFA, UEFA, MKRS dhe KOK, për ta monitoruar.

 

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%