Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/03/2022
Diplomatja Susanne Schutz ka bërë të ditur se Gjermania po investon 60.6 milionë euro në Kosovë.
Ky investim do të jetë për ngrohje qendrore diellore dhe fotovoltaike – inovative në mbështetje të tranzicionit global të energjisë dhe energjisë së pastër.
Në një shkrim në Twitter, tha se projekti Solar4Kosovo po fillon, dhe konsiderohet njëri ndër projektet më të mëdha të energjisë diellore në Evropë.
Nga ky projekt sipas saj, do të përfitojnë 60 mijë qytetarë të Kosovës.
“Mbështetur nga Gjermania përmes @KfW_FZ_int, do të realizohet një nga projektet më të mëdha të energjisë diellore në Evropë. Nga ky bashkëpunim do të përfitojnë 60.000 kosovarë dhe do të ulë ndjeshëm ndotjen e ajrit. #energytransition vendimtar për WEB-in”, tha Schutz.
The #Solar4Kosovo project is starting! Supported by Germany through @KfW_FZ_int, one of the largest solar energy projects in Europe will be realised. This 🇩🇪🇽🇰cooperation will benefit 60.000 Kosovars and significantly decrease air pollution. #energytransition crucial for the WEB! pic.twitter.com/33pwrKOiAD
— Susanne Schütz (@GERonWEB) March 30, 2022
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)