Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka reaguar pas raportimeve se është rritur përsëri çmimi i naftës, duke thënë se kjo lë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit, ndërsa autoritetet po inspektojnë në terren situatën.
”Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarjeje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren”, thuhet në një postim në Facebook.
Ministria e Industrisë inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)