play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Mundësia e tërheqjes së 30 përqindëshit të kursimeve, flasin nga Trusti

today30/03/2022

Background
share close

Bordi i Fondit të Kursimeve Pensionale ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere. Nga Trusti, janë deklaruar edhe për mundësinë e tërheqjes së 30 përqind të kursimeve, raporton Express.

 

Kryetari i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina, ka thënë se ata janë të gatshëm të përmbushin çfarëdo vendimi që vjen nga Kuvendi, por, sipas tij, ky duhet të jetë hapi i fundit që duhet të shqyrtohet për situata emergjente.

“Ne nuk dëshirojmë të përfshihemi në debatin e politik në lidhje me tërheqjen edhe të një 30 përqindëshit për qytetarët, megjithatë jemi të gatshëm që ta zbatojmë çdo vendim që sjellë kuvendi”, tha Morina.

 

Ndryshe, tërheqja e sërishme e kursimeve nga Trusti, është propozuar për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga rritja e lartë e çmimeve. Është propozuar që qytetarëve t’ju lejohet tërheqja e 30 përqind të kursimeve.

 

Një tërheqje e tillë u ishte mundësuar qytetarëve vjet. Pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qytetarëve u ishte mundësuar tërheqja e 10 përqind të kursimeve./Express/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%