Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Glaku Konjufca ka thënë se shuarja e Task Forcës, nga qeveria e Avdullah Hotit ishte puro politike pasi lëndët me të mëdha të korrupsionit, po i hetonte kjo Task Forcë, andaj sipas tij, e njëjta duhet të kthehet.
“Ne atëherë e patëm konsideru që është gabim që drynin po ia vendosin asaj Task Force për shkak të ndikimit politik ka qenë ajo, ndryshe nuk shpjegohet, disa prej ministrave që ishin aty, ndoshta prej lëndëve ma të vështira të korrupsionit i ka pas ajo, tu i hetu”, ka thënë Konjufca në KTV.
Konjufca thotë se e rëndësishme është mos me u zhduk lëndët dhe se mënyra më e mirë është të rikthehet Task Forca.
“Mirëpo sa i përket tash se si rregullohet ajo punë, ndoshta mënyra më e mirë është kjo si po thoni ju, me e rikthy nuk kam mendim të veçantë. Por, nuk duhet me harru që këtu shumë më e rëndësishme është mos me u zhduk lëndët që i ka pas jo si mekanizëm”, është shprehur ai.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)