Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/03/2022
Me rastin e vdekjes së ish-sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bënë homazhe te busti i ish-sekretares Albright në Prishtinë.
Kryeparlamentari Konjufca tha se populli Kosovës kurrë nuk do ta harrojë dhe gjithmonë do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë Madeleine Albright për çlirimin dhe lirinë e popullit tonë.
Kryeministri Kurti theksoi se ndërhyrja e NATO- për të ndalur gjenocidin në Kosovë me bombardimet kundër Jugosllavisë dhe Serbisë të Millosheviqit pa dyshim që mban vulën e zonjës Madeleine Albright, për çka tha se Kosova do të jetë falënderues dhe mirënjohës.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)