play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti numëron zyrtarët që kanë ardhur në Kosovë – na kanë vizituar si rrallëherë më parë

today23/03/2022

Background
share close

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njëvjetorin e qeverisjes ka thënë se Kosova këtë vit është vizituare nga presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se këto vizita janë bërë si rrallëherë më parë.

“Vendi ynë është vizituar si rrallë herë më parë nga president e kryeministra e ministra të jashtëm. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidenti i Kroacisë, Zoran Mihaloviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ministrat e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Kurti.

Ai para kabinetit qeveritar ka përmendur edhe takimet bilaterale që ka zhvilluar Kosova me vendet e tjera.

“Ndërkaq janë realizuar takime bilaterale me presidentin belg, presidentin e Komisionit Evropian, presidentin e Këshillit Evropian, përfaqësuesin e Lartë të BE-së, presidentin e Francës, Kancelaren e Gjermanisë, sekretarin e NATO-s, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministrin e Greqisë, kryeministrin e Bullgarisë, kryeministrin e Estonisë e të tjerë”, tha ai.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%