Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today18/03/2022
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti ka diskutuar se si mund ta përshpejtojnë procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
“Është e rëndësishme që Austria të jetë edhe më tej urë lidhëse për BE-në. Kemi zhvilluar biseda të mira se si mund ta përshpejtojmë procesin, prandaj do të jetë e rëndësishme që edhe Republika Federale e Gjermanisë ta përfshijmë sepse edhe ata janë miq të Kosovës që ta përshpejtojmë anëtarësimin në BE dhe besoj që së bashku do t’ia dalim”, theksoi ai.
Tutje, Nehammer tha se për Austrinë, Ballkani Perëndimor është një pikë gjeostrategjike dhe gjeopolitike e rëndësishme.
“Për Austrinë Ballkani Perëndimor është një pikë gjeostrategjike dhe gjeopolitike e rëndësishme sepse ne kemi lidhje historike me njëri-tjetrin”, tha ai në konferencën e përbashkët me Kurtin.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)