Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today15/03/2022
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rritja enorme e çmimeve është shqetësim i çdo qytetari në vend, për çka tha se kanë shtuar kontrollin dhe mbikëqyrjen për ata tregtarë që manipulojnë me çmimet ashtu sikur ditë më për parë me vajin.
Në debatin parlamentar për çmimet, Kurti paralajmërojë se do të ndëshkohen të gjitha ata tregtarë që manipulojnë me çmimet.
Derisa për çmimin e vajit prej 3.49 euro, Kurti tha se ishte një kurdisje.
“Rritja e çmimeve është shqetësim i çdo qytetari, ne si qeveri jemi duke punuar në vazhdimësi që të mbështesim qytetarët e sidomos ata që janë më të cenueshëm. Krizat na prekin të gjithëve, ndonëse jo të gjithëve njësojë. Ne kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë, ashtu siç u dëshmua pak ditë më parë, ku ka të tillë që synojnë përfitim në emër të krizës”, tha ai.
Kryeministri po ashtu sa i përket çmimeve, tha se Kosova i është bashkuar BE-së dhe SHBA-ve në sanksionimin e agresionit rus dhe siç theksoi se sanksionet kanë bërë që të ketë edhe më shumë ndikim në çmime.
“Energjia elektrike që mundëson prodhimin, dhe nafta që mundëson transportin, njëra në fillim dhe tjetra në fund të zinxhirit furnizimit me produkte që ne i konsumojmë, na e përcaktojnë në masë të konsiderueshme çmimet të cilat ne i shohim nëpër raftet e marketeve tona. Për tej kësaj, Kosova i është bashkuar BE-së dhe SHBA-ve në sanksionimin e agresionit rus dhe sanksionet kanë bërë që të ketë edhe më shumë ndikim në çmime. Një kosto e tillë ishte e pashmangshme, mirëpo kjo është kostoja solidaritetit me popullin ukrainas dhe mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore”, tha ai.
Veç kësaj, Kurti tha se si Qeveri kanë subvencionuar naftën për bujqit në vlerë prej 5 milionë euro ose 0.36 centë për litër, si dhe kanë mbështetur bujqit për plehërimin pranveror.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)