Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pas propozimit të Qeverisë së Kosovës që paga minimale në Kosovë të jetë 264 euro ka reaguar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), që mbrojnë propozimin e tyre që paga minimale të mos jetë nën 300 euro.
Në njoftimin e BSPK, thuhet se Këshilli Ekonomiko-Social (KES) sot ka mbajtur takimin e radhës nën kryesimin e kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK-së, Atdhe Hykolli.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, përfaqësuesi i Federatave Sindikale, bazuar në mekanizmat profesionalë mbron propozimin që paga minimale të jetë jo më e vogël se 300 euro. Llogaritjet paraprake dhe indikatorët ekonomiko realë tregojnë se një pagë minimale në vlerën 300 euro është e arsyeshme dhe reale”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Më tej thuhet se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që partneri social – Qeveria të pranojë këtë propozim të arsyeshëm për lartësinë e pagës minimale të sivjetme.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar sot se është propozuar që paga minimale të jetë 264 euro në muaj, por se nuk është miratuar nga përfaqësuesit e sindikatave.
Murati me anë të një shkrimi në Facebook ka theksuar se ky mos-votim do t’i lë punëtorët e sektorit privat me pagën minimale ekzistuese.
Ndryshe kohë më parë kryetari i Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se nuk do të pranojnë pagë minimale nën 400 euro.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)