Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today09/03/2022
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësinë që të blejnë objekte të ambasadave edhe ne vendet të tjera, pasi Qeveria e Kosovës mori vendim sot që të fillojë procedurat për blerjen e objekteve të ambasadës në Londër dhe në Uashington
Gërvalla theksoi se do të blejnë ambasada në vende të tjera krahas kapaciteteve buxhetore dhe financiare që i ka Kosova.
“Jemi në shqyrtim të mundësive të mira për blerje të objekteve edhe në vende të tjera për aq s ana lejon buxheti dhe mundësitë tona financiare”, tha ajo.
Më tutje Gërvalla tha se përmes blerjes së këtyre objekteve po synojnë uljen e shpenzimeve për qira.
“Mendoj që ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për uljen serioze për shpenzimet që paguajmë vazhdimisht për qiratë por mendoj që është edhe një shenjë serioziteti I Kosovës në raport me marrëdhëniet bilaterale të Kosovës në për shtet për të cilat i kemi aprovuar tashmë vendimet”, tha më tutje ajo.
Ministrja theksoi se fillimisht janë përqendruar vetëm në blerjen e objekteve të ambasadës në Uashington dhe në Londër.
“Jemi përcaktuar fillimisht për ato dy objekte sepse kemi menduar që mund t’i mbulojmë me buxhetin e këtij viti. Një plan me i detajuar se kur dhe si do të behet blerja e ambasadave tjera të vendit tonë në shtetit tjera do të vije së shpejti nga MPJ. Do t’i blejmë këtë vit”, tha ajo.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)