play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kosova heq vizat për shtetasit e Ukrainës

today09/03/2022

Background
share close

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës.

 

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka propozuar në mbledhjen e qeverisë heqjen e regjimit të vizave për shtetasit ukrainas të cilët po largohen nga atje shkaku i agresionit rus.

“Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me të cilën po përballen qytetarët e Ukrainës, Ministria e Punëve të Jashtme propozon pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës. Këtë e bazojmë në kërkesat humanitare në mënyrë që të mundësohen lehtësira për ukrainasit që Kosovën e shohin si vend të sigurtë. Përjashtimi nga regjimi i vizave do të mundësonte hyrjen e tyre në Kosovë apo në tranzit për vendet e tjera”, ka deklaruar ministrja Gërvalla.

 

Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme që të presë 5 mijë refugjatë nga Ukraina të cilët po largohen shkaku i invazionit rus.

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%