Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/02/2022
Këngëtarja ukrainase, Alina Pash, është pezulluar për të përfaqësuar vendin e saj në Eurovision këtë vit.
28-vjeçarja, arriti që të fitonte për të përfaqësuar Ukrainën në këtë event, por ajo së fundmi është pëzulluar duke lënë këtu rrugëtimin e saj drejt Eurovisionit.
Ajo ka lënë pezull nënshkrimin e marrëveshjes që e lejon këngëtaren të jetë përfaqësuese e vendit të saj në “Eurovision 2022”.
Raportohet se këngëtarja 28-vjeçare është në hetim për një udhëtim të vitit 2015 që ajo bëri në Krime, një zonë që Rusia mori nën kontroll një vit para se ajo ta vizitonte. Në këtë mënyrë udhëtimi i saj në Eurovizion është pezull deri në përfundim të hetimeve.
Hetimi për vizitën e saj në Krime vjen ndërsa bota është në pritje nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën.
“Ne tashmë kemi kaq shumë probleme. Pandemia është një prej tyre. A kemi nevojë për luftë? Jeni seriozë?” tha ajo për mediat ukrainase.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)