play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Fustani ikonik i Madonës, në ankand me shumën marramendëse

today21/02/2022

Background
share close

Fustani rozë i stilit Marilyn Monroe i veshur nga ylli i popit Madonna në videoklipin e saj “Material Girl” të vitit 1984, bashkë  me bateritë e grupit legjendar “Beatles”,  janë disa nga artikujt që pritet të dalin në ankand në Kaliforni.

Fustani ikonë i mbretëreshës së popit së bashku me byzylykë me diamantë, vlerësohet të kushtojë midis 100,000  deri në 200,000 dollarë.

Veshja u shfaq fillimisht në një prodhim  televiziv të vitit 1980 për aktoren  e njohur Merlin Monroe dhe u mor me qera nga një kompani filmike për t’u përdorur në videoklipin e artistes.

Videoja u frymëzua nga performanca e Monroe në këngën “Diamonds are a Girl’s Best Friend” për filmin e vitit 1953 ‘Gentlemen Prefer Blondes.

 

“Është një nga veshjet më historike dhe ikonike të Madonna-s, shumë pak artikuj që janë kaq ikonë të saj janë në domenin publik,” thotë drejtori i ankandit Darren Julien.

Një bateri e rrallë nga grupi i parë i John Lennon dhe Paul McCartney, The Quarrymen, është gjithashtu në treg, me vlerësime midis 400,000 dhe 600,000 dollarë.

Gjithashtu në ankand do të dalë edhe një tekst original, në dorëskrim, i kompozitorit amerikan Bruce Springsteen dhe një e këngëtarit Bon Jovi, që ai veshi për kopertinën e albumit “Slippery when Wet” të vitit 1986.

Madonna auction revisits the Material Girl's history

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%