Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një statujë e rrallë romake i është kthyer muzeut nga i cili u vodh gati 5 dekada më parë.
Detektivi holandez Artur Brend ka kthyer veprën që konsiderohej si një nga thesaret më të rëndësishme të Francës.
Një telefonatë e një klienti austriak, mbi origjinën e një statuje të perendisë Bakus, të cilën ai sapo e kishte blerë ligjërisht, zgjoi interesin e hetuesit privat
“Nuk ishte e regjistruar askund, prandaj që mu desh të gjeja një katalog të vjetër të vitit 1927 ku përfshihej që foto në të, dhe shkruhej se kjo vepër ishte gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në Francë në vitin 1984 dhe i ishte ofruar muzeut. Natyrisht më lindi pyetje se si mund të ishte në treg nëse duhet të ishte në muze. Prandaj kuptuam që kjo vepër ishte e vjedhur,” –u shpreh Brand.
Drejtoresha e muzeut në fjalë, në lindje të Francës, ka pritur me shumë gëzim rikthimin e veprës, e cila konsiderohej ndër më të bukurat në mbarë Francën.
Dy koleksionues britanikë arti, Bret dhe Aron Hemond, sponsorizuan gjysmën e shumës së nevojshme për kthimin e statujës, dhe bashkia e qytetit të Shatrilion sur Sen pagoi për pjesën tjetër.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)