Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Gjumi i pashqetësuar gjatë natës është një nga gjërat më të mira për shëndetin tuaj. Por një nga fajtorët më të zakonshëm të zgjimit në mes të natës është uria.
Sipas studimeve të fundit, nëse zgjoheni të uritur gjatë natës ka të ngjarë që të mos jeni duke marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit tuaj.
Ekspertët e shëndetit rekomandojnë të konsumoni një vakt të pasur me proteina 1-2 orë para gjumit, si gjizë ose kos me arra.
Ndonjëherë ajo që ne e mendojmë si uri, në të vërtetë mund të jetë shenjë e dehidratimit. Prandaj provoni të pini një gotë ujë dhe prisni disa minuta për të parë nëse uria do të shuhet. Dhe mos harroni të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës, për të shmangur urinë gjatë natës.
Kokoshkat
Kokoshkat janë ushqimi i përsosur për t’u konsumuar në mbrëmje. Ato do të treten ngadalë, duke ju dhënë një mundësi më të mirë për një gjumë pa shqetësime.
Qumështi
Të pish një gotë qumësht të ngrohtë para gjumit nuk është vetëm një këshillë e gjysheve. Një studim i Universitetit të Pensilvanisë tregoi se kalciumi ndikonte pozitivisht në cilësinë e gjumit. Provoni të konsumoni kos, për një shtesë proteinash të ngopura, vetëm sigurohuni që të zgjidhni një varietet me pak sheqer.
Gjalpi i kikirikut
Rezulton se triptofani, një aminoacid thelbësor, shndërrohet në serotoninë dhe melatoninë në trup, elementë të cilët ndikojnë pozitivisht tek gjumi.
Një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të marrë një dozë triptofani është edhe gjalpi i kikirikut. Ju mund ta shoqërni me një fetë bukë, një banane apo thjesht të konsumoni një lugë me gjalpë kikiriku
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)