play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

28 Maji, Dita Botërore e Lojërave

today28/05/2024

Background
share close

Dita Botërore e Lojërave, e sponsorizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekave të Lodrave (ITLA), mbahet më 28 maj. Ndryshe nga shumica e ditëve zyrtare, Dita Botërore e Lojërave është më shumë një qëndrim që nxit lidhjen mes brezave përmes lojës dhe jo një ditë aktivitetesh të planifikuara.

Shoqata Ndërkombëtare e Bibliotekave të Lodrave beson se loja përfshin eksplorimin, eksperimentimin gjuhësor, njohjen dhe zhvillimin e aftësive sociale dhe si e tillë është thelbësore për mësimin e fëmijëve dhe themeli për arritjet dhe kreativitetin e të rriturve.

Për më tepër, UNESCO pohon se “inkurajimi i krijimtarisë që në moshë të re është një nga garancitë më të mira të rritjes në një mjedis të shëndetshëm të vetëvlerësimit dhe respektit të ndërsjellë, përbërës kritikë për ndërtimin e një kulture paqeje”.

Ditën Botërore të Lojërave u caktua më 1999, gjatë një konference në Japoni, prej nga u hodh edhe motoja e kësaj dite: “Lejoni një fëmijë të luajë sot. Shikoni një fëmijë duke luajtur sot. Luaj me një fëmijë sot”. Madje aktivistë e mbështetës së kësaj dite ftojnë që në aktivitete argëtuese të përfshihen veçanërisht fëmijët në zonat e fatkeqësive dhe të luftës, pasi përmes lojës, fëmijët duhet të interpretojnë tragjedinë dhe të përballen me traumën në jetën e tyre./atsh/KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%