Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër lisë së majmunëve, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale, tha prodhuesi i ilaçeve nga Danimarka.
“Komisioni Evropian ka zgjatur autorizimin e vaksinës së kompanisë për linë, Imvanex, për ta përfshirë në mbrojtjen kundër lisë së majmunëve”, në linjë me rekomandimin e vëzhguesit shëndetësor të BE-së, tha kompania Bavarian Nordic.
Të shtunën, më 23 shkurt, OBSH-ja e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale. Nga lia e majmunëve deri më tani janë prekur 16.000 persona në 72 shtete të botës.
Edhe më herët ishte shqyrtuar përdorimi i vaksinës kundër lisë për shkak të ngjashmërisë së virusëve që shkaktojnë linë dhe linë e majmunëve.
Lia e majmunëve është më pak e rrezikshme dhe më pak e infektuese sesa lia, e cila u zhduk më 1980.
Simptomat e lisë së majmunëve janë temperatura, kokëdhimbja, dhimbja e muskujve dhe shpinës. Simptomat zgjasin për pesë ditë.
Po ashtu, personat e prekur kanë skuqje në fytyrë, duar dhe këmbë, si dhe puçrra.
Shpërthimi i ri me linë e majmunëve u raportua në fillim të majit në shtetet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, ku kjo sëmundje për një kohë të gjatë ka qenë epidemi. /REL
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)