Sot ditë zie shtetërore, në nderim të policit Afrim Bunjaku
Dita e sotme (e hënë) do të jetë ditë zie shtetërore në nderim të rreshterit të vrarë në veri, Afrim Bunjakut. Presidenca ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se zija shtetërore do të zgjasë gjatë së hënës, e Protokolli i Shtetit do të ngarkohet për t'i ndërmarrë veprimet e nevojshme. Rreshteri Bunjaku është vrarë në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit nga “formacione të armatosura”. Ai […]