Presidentja Osmani i bashkohet platformës së Meta-s, Threads
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar menjëherë platformës së Meta-s, Threads. Threads është një rrjet social i bazuar në tekst që u lansua të enjten, ku përdoruesit mund të bëjnë postime me 500 karaktere dhe gjithashtu mund të publikojnë edhe video. Deri më tani, miliona njerëz i janë bashkuar platformës së Threads dhe presidentja Osmani është gjithashtu në mesin e tyre.