Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Bursa të Turqisë
Qielli mbi qytetin turk Bursa mëngjesin e sotëm dukej surreal, me një pamje unike pas shfaqjes të një reje të bardhë thjerrëzore. Retë thjerrëzore janë një fenomen i rrallë natyror që formohen pranë maleve apo kodrave kur ajri është i qëndrueshëm dhe i lagësht. Retë thjerrëzore më shpesh shfaqen në dimër, por ato mund të vërehen edhe në periudha të tjera të vitit.