Komiteti i Parlamentit Evropian voton pro liberalizmit të vizave për Kosovën
Me shumicë votash, Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Kjo është bërë e ditur në një njoftim zyrtar të tyre në Twitter. Teksti për liberalizimin e vizave duhet të votohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Deri më tash nga Parlamenti Evropian ka pasur mbështetje të fuqishme për liberalizimin e vizave për Kosovën. […]