play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Month: November 2022

393 Results / Page 27 of 44

Background

Aktualitet

Konjufca: Ndihemi të kërcënuar nga Serbia

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se Kosova ndihet e rrezikuar nga pretendimet e Serbisë mbi të, ndërkohë që theksoi se Kosova nuk ka asnjë pretendim territorial. Në fjalimin para ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Konjufca ka deklaruar se paqe nuk do të ketë pa hequr dorë Serbia nga Kosova. “23 vjet më parë ishte NATO-ja që me bombardimet e saj e ndali gjenocidin e Serbisë mbi […]

today11/11/2022

Kuriozitete

Opsioni për t’u regjistruar në Twitter Blue zhduket nga aplikacionet iOS, vetëm disa ditë pas lansimit

Përdoruesit e Twitter po raportojnë se opsioni për t’u regjistruar për shërbimin e ri të abonimit prej 7,99 dollarësh, Twitter Blue, është zhdukur nga aplikacioni iOS i platformës vetëm disa ditë pas lançimit të shërbimit. Ju mund të abonoheshin më parë në Twitter Blue nga shiriti anësor në aplikacionin iOS (shërbimi nuk është lansuar për përdoruesit e Android), por përdoruesit këtë mëngjes raportuan se opsioni është zhdukur, transmeton Telegrafi. Derisa […]

today11/11/2022

Aktualitet

Të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, shkojnë në pikën kufitare Jarinje

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, si dhe ai i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Frangeš, kanë vizituar të enjten pikën kufitare në Jarinje, pak ditë pasi Lista serbe vendosi të dalë nga institucionet e Kosovës. “Në pikëkalimin kufitar Jarinje në veri të Kosovës me të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš dhe Manuel Sarrazin…”, shkruan ambasadorja sllovene në Kosovë, Minca Benedejçiq. Sarrazin dhe Frangeš gjatë vizitës […]

today11/11/2022

Aktualitet

311 rekrutë të rinj në FSK, grupi më i madh ndonjëherë – lot e gëzim në fytyrat e familjarëve

Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) sot ia janë shtuar edhe 311 ushtarë rinj. Në ceremoninë e betimit të tyre, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ky është grupi më i madh që i bashkohet ushtrisë deri me tani. “Grupi juaj sot është shumë i veçantë, pasi është grupi më i madh i certifikuar në ushtrinë tonë, e cila në total arrin në 1230 ushtarë brenda 19 muajve. Sot […]

today11/11/2022

Aktualitet

Presidetja Osmani i thërret në takim partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve në katër komunat në veri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sot u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor. Një ftesë e tillë është dërguar pasi që kryetarët e komunave të Mitrovicës […]

today11/11/2022

Kuriozitete

Çifti amerikan shënon përvjetorin e 10-të duke zbuluar një diamant 1,9 karat në Kraterin e Diamanteve

Një çift nga Minesota në një udhëtim rrugor për të festuar 10-vjetorin e tyre morën në shtëpi një simbol të ri të bashkimit të tyre: një diamant ngjyrë kafe 1.9 karat nga Parku Shtetëror i Arkansas, Krateri i Diamanteve. Në një njoftim për shtyp nga parku thuhej se Jessica dhe Seth Erickson e bënë Parkun Shtetëror të Kraterit të Diamantit një destinacion të veçantë në udhëtimin e tyre rrugor me […]

today11/11/2022

Sport

Ndeshje interesante në xhiron e pestë të Superligës së femrave në basketboll

Xhiroja e pestë në Superligën e Femrave do të vë përballë skuadrat që shihen favorite ndaj atyre jo favorite, të paktën në letër. Bashkimi pret fitoren e pestë këtë edicion, ku do të ndeshet me Vëllaznimin, që ka katër humbje në katër ndeshje, kurse prizrenaset kanë katër fitore. Kampionia e Kosovës, Penza do të sfidohet nga Trepça. Vashat pejane kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa ajo mitrovicase ka një […]

today10/11/2022

Aktualitet

Nis takimi i Kurtit me Borrellin në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Paris. Kurti do të ketë takim të ndarë me Borrell, dhe i njëjti më pas do të takojë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, gjatë ditës së djeshme theksoi se objektivi kryesor i këtyre takimeve është që të vazhdohen përpjekjet […]

today11/11/2022

Aktualitet

Prezentë edhe Osmani e Kurti, çka pritet nga Forumi i Paqes në Paris

Sot fillon Forumi i Paqes në Paris, i cili do të mbledhë liderë të shumë vendeve, përfshirë edhe krerët e shtetit nga Kosova, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Edicioni i pestë i këtij viti i Forumit, i titulluar “Dalja nga kriza e shumëfishtë”, i kushtohet sfidave më të mëdha të sotme, ndër të cilat janë përkeqësimi i ndryshimeve klimatike, valët e pandemisë së virusit korona, thellimi i pabarazisë dhe konfliktet gjeopolitike […]

today11/11/2022