OBSH: Pandemia ka krijuar krizë globale të shëndetit mendor
Pandemia e COVID-19 ka krijuar krizë globale të shëndetit mendor, duke nxitur stresin dhe duke dëmtuar shëndetin mendor të miliona njerëzve, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, 10 tetorit, raporton gazeta online Reporteri.net. Edhe para pandemisë, vlerësohet se një në tetë njerëz në botë jetonte me çrregullime mendore, dhe COVID-19 gjithashtu ka vënë në pikëpyetje shumë aspekte të shëndetit mendor, OBSH […]