Lajçak: Besoj se së shpejti do të arrijmë marrëveshje Kosovë-Serbi për disa tema
Emisari i posaçëm për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për ecurinë e takimeve bilaterale mes Brukselit, Prishtinës dhe Beogradit. Në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se janë shumë afër që dy palët të pajtohen në disa tema konkrete. “Takimi nuk mund të them që nuk u mbajt, sepse kaluam bashkë 11 orë duke diskutuar ndaras për temat dhe çështjet e ndryshme me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq. […]