Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/02/2023
Partia Socialdemokrate ka kryer një aksion para Qeverisë së Kosovës meqë sot bëhen dy vjet që nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ata kanë ngjyrosur disa vija të verdha me simbolikën se nuk e kanë kryer asnjë punë të premtuar nga programi zgjedhor.
“Rrahje gjoksi e rritje e mendjes; shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra. Para 2 vjetëve na thanë se ndodhi diçka e madhe, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para 2 vjetëve? Bash asgjë”.
Para mediave, ai tha se janë thënë shumë shifra e fjalë, por të njëjtit nuk kanë filluar as të implementojnë programin qeveritar.
Deklarata e plotë:
2 vite qeveri, nuk ia kanë ba vijë
Rrahje gjoksi e rritje e mendjes; shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra. Para 2 vjetëve na thanë se ndodhi diçka e madhe, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para 2 vjetëve? Bash asgjë.
Sot është 14 shkurti. Sot kalon gjysmë mandati i kësaj qeverie.
Kjo Qeveri nuk e ka pasur programin transformues. Edhe sikur ta zbatonte s’do të bëhej nami. Problemi është që këta as nuk kanë filluar. Nuk ia kanë ba vijë.
I kanë premtuar 160 çerdhe të reja. Nuk është asnjë. Nuk ia kanë ba vijë.
I kanë premtuar 4000 banesa për çifte të reja. Nuk kemi as gurthemel. Nuk ia kanë ba vijë.
Kanë premtuar pesëfishimin e numrit të inspektorëve të punës. Nuk ia kanë ba vijë.
Kanë premtuar rregullim të shëndetësisë. Kanë thënë s’do të ketë mungesë barnash, dhe do të fillojnë sigurimet shëndetësore. Nuk ia kanë ba vijë. Gjendja është veç më e rëndë.
Për ditën e dashurisë, për ata që dashurinë e dinë si ngjarje, ngjarja përcjellët me konsekuenca, ajo e ka subjektin e vet besnik. Kurrgjë ma keq s’ka mundur t’i ndodhë ditës së dashurisë se sa ky shpërfytyrim kolosal, kjo gënjeshtër e madhe.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)