play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Johnson dorëzon zyrtarisht dorëheqjen

today07/07/2022

Background
share close

Kryeministri i Britanisë së Madhe, njëherit kreu i Partisë Konservatore, Boris Johnson ka dhënë dorëheqje nga të dy postet. Kjo ndodhi pasi një sërë ministrash të tij dhanë dorëheqje dhe i thanë atij se kishte humbur mbështetjen e partisë.

Sipas BBC-së, Johnson do të qëndrojë deri në vjeshtë si kryeministër i Britanisë, ndërsa vetë Johnson doli në një konferencë, ku dha lajmin për dorëheqjen e tij.

BBC ka renditur disa nga pikat kryesore të fjalimit të Johnsonit, të cilat janë:
  • Johnson tha se ishte “i qartë vullneti i partisë parlamentare” që të kishte një kryeministër të ri;
  • Koha për zgjedhjen e kryeministrit të ri do të shpallet javën e ardhshme;
  • Ai tha se priti kaq gjatë për të marrë vendimin pasi donte të dorëzonte personalisht mandatin e votuesve, duke thënë se e ndjente se ishte detyrim i tij të bënte atë që kishte premtuar;
  • Ai tha se ishte jashtëzakonisht krenar për arritjet e tij, duke përfshirë përfundimin e Brexit, kalimin e Mbretërisë së Bashkuar përmes pandemisë dhe udhëheqjen e Perëndimit në përballjen e pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin;
  • Ai tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të “vazhdojë të nivelizohet”, duke shtuar se kjo do ta bënte vendin më të prosperuar në Evropë.
  • Johnson tha se ai u përpoq të bindte kolegët se do të ishte “eksentrike” të ndryshonim qeverinë kur kemi një mandat të tillë, por i vjen keq që nuk ishte i suksesshëm në ato argumente.
  • Ai tha “në Westminster instinkti i tufës është i fuqishëm, kur tufa lëviz, ajo lëviz”;
  • Ai tha se donte t’i bënte të ditur publikut “sa i trishtuar ishte që të hiqja dorë nga puna më e mirë në botë”;
  • Ai falënderoi gruan e tij Carrie, fëmijët e tij, NHS, forcat e armatosura dhe stafin e Downing Street.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%