Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Fjetja e mirë është thelbësore për të jetuar më mirë, më të qetë dhe plot energji pozitive.
Por si mund ta bëjmë këtë?
Ja disa këshilla:
1. Në mbrëmje, më së shumti nga ora 20:00 e pas (nëse mundeni më parë është më mirë!), mësohu të ngadalësosh ritmin, ndal punën, shtyj detyrat për nesër, fike kompjuterin, humb kontaktin me mjedisin e jashtëm.
2. Mundohuni të paraprini kohën e gjumit: mësohuni të shkoni në shtrat në kohë të caktuar.
3. Hapni dritaret për ta ajrosur mirë dhomën para se të shkoni në shtrat.
4. Bëni dhomën tuaj të gjumit vendin e pushimit: zgjidhni llambat me dritë të ngrohtë dhe të butë, arredojeni atë me ngjyra natyrale dhe fibra natyrale.
5. Bëni një dush të ngrohtë para se të shkoni në shtrat. Ngrohja relakson muskujt dhe mukozën e frymëmarrjes, do të merrni frymë më mirë. Qëllimi është të ngrohni gjymtyrët e trupit për të lehtësuar një gjumë të qetë, mekanizmat që rregullojnë temperaturën në fakt ndikojnë në ato të kontrollit të gjumit.
6. Në dhomën e gjumit ndaloni kompjutera dhe telefonat celularë. Kur shkoni në shtrat, lërini ato në karikim në një dhomë tjetër. Televizioni lejohet, por vetëm për tu relaksuar.
7. Mos luani sport në orët e mbrëmjes. Nëse aktiviteti fizik gjatë ditës pajtohet me gjumin, pak para gjumit mund të kompromentoje pushimin e natës për shkak të rritjes së temperaturës së trupit dhe endorfineve! Para se të shkoni në shtrat ju mund të bëni yoga ose meditoni.
8. Darkë të lehtë dhe pak alkool. Shmangni pije energjike ose emocionuese. Zgjidhni fruta, karbohidrate integrale, proteina, pa ngrënë shumë. Hani disa bajame në fund të ushqimit, ato përmbajnë magnez, i cili relakson muskujt.
9. Para se të flini, imagjinoni një vendi që ju pëlqen, një kujtim të lumtur, një projekt të ardhshëm. Mos mendoni për ngjarjet negative të ditës, ose listën e angazhimeve që ju presin nesër.
10. Pini një çaj bimor relaksues:ndihmon gjumin dhe redukton ankthin. Një përqafim shtesë dhe një lugë mjaltë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)