Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/05/2023
Zyrtarët e vendeve të G7-tës do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar problemet që paraqiten nga mjetet e Inteligjencës Artificiale gjeneruese sikurse ChatGPT, deklaruan të premten nga qeveria Japoneze.
Udhëheqësit e G7, grup i cili përfshin Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Japoninë, ranë dakord javën e kaluar të krijojnë një forum ndërqeveritar të quajtur “Procesi Hiroshima AI” për të debatuar çështjet rreth mjeteve të Inteligjencës Artificiale me rritje të shpejtë.
Reuters raporton se zyrtarët e qeverive të G7-ës do ta mbajnë takimin e parë në nivel pune mbi Inteligjencën Artificiale me 30 maj, dhe do të diskutojnë mbi çështje si mbrojtja e pronës intelektuale, dezinformimin dhe atë se si duhet të drejtohet teknologjia në fjalë, bëri të ditur ministri japonez i komunikimeve, Takeaki Matsumoto, transmeton Telegrafi.
Takimi vije teksa rregullatorët gjithandej globit vlerësojnë ndikimin e shërbimeve të popullarizuara të Inteligjencës Artificiale sikurse ChatGPT, chatbot-it të OpenAI, kompani kjo e mbështetur nga Microsoft.
Bashkimi Evropian po i afrohet miratimit të legjislacionit të parë të madh në botë mbi Inteligjencën Artificiale, duke frymëzuar qeveritë e tjera të marrin në konsideratë se cilat rregulla duhet të zbatohen ndaj mjeteve të inteligjencës artificiale.
Japonia, si udhëheqëse e G7 këtë, “do të udhëheqë diskutimin e G7 për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë gjeneruese të AI”, tha Matsumoto, duke shtuar se forumi shpresonte të dilte me sugjerime për krerët e shteteve deri në fund të vitit.
Në samitin e G7 të mbajtur në Hiroshima gjatë javës së kaluar, udhëheqësit kërkuan gjithashtu zhvillimin dhe miratimin e standardeve teknike ndërkombëtare për të mbajtur Inteligjencën Artificiale “të besueshme” dhe “në përputhje me vlerat tona të përbashkëta demokratike”.
Grupi i punës i G7 AI do të kërkojë të dhëna nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, tha Matsumoto në një konferencë të rregullt për shtypin. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)