Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/10/2023
Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, ka reaguar pas vendimit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për të mos e dekretuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.
Szunyog ka thënë se duke marrë parasysh deklaratën e presidentes Osmani për Kryeprokurorin, thekson nevojën e madhe për një proces të selektimit në pozitat brenda sistemit të drejtësisë që bazohet në merita, që është transparent dhe fer.
“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentit për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparente dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë. I bëj thirrje autoriteteve të #Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit.”, ka shkruar ai./Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)