play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Zgjidhni me mençuri: E vetmja yndyrë në ushqim e cila nuk e dëmton shëndetin!

today28/10/2024

Background
share close

Ushqimi i njeriut është e vështirë të imagjinohet pa yndyrë. Ajo i jep shije dhe teksturë të mirë, lidh përbërësit, përshtatet me përsosmëri në sandviç, i bën gurabijet të buta, tortat krematoze…

Masa themelore e gjalpit pikërisht është yndyra e qumështit. Ajo përbën 83 për qind të këtij produkti, andaj është thesar i vërtetë i kalciumit, për të cilin dihet që ka rëndësi të madhe për shëndetin e eshtrave.

Përveç kësaj, gjalpi përmban edhe sasi të mira natriumi, fosfori, kaliumi dhe magnezi, si edhe sasi të vogël hekuri.

Nuk është për t’u habitur që rekomandohet si yndyrë e parë të cilën duhet futur në ushqim të bebeve! – transmeton Telegrafi.

Pos me këto minerale të rëndësishme, gjalpi është edhe burim i vitaminave të rëndësishme, ndër të cilat janë vitamina A, e rëndësishme për sintezën e proteinave, rritjen dhe zhvillimin e indeve dhe organeve, si edhe për punë të mirë të gjëndrave tiroide dhe mbiveshkore, pastaj vitaminë E (e njohur si vitaminë e rinimit) dhe vitaminë D, niveli optimal i së cilës në organizëm është i domosdoshëm për funksionimin normal të trupit.

Dihet mirë që thartirat yndyrore janë faktor shumë i rëndësishëm për ushqim të shëndetshëm – gjalpi i posedon madje 20 sish, optimalisht të balancuara ashtu që ngrenë nivelin e kolesterinës (së mirë) HDL, përmirësojnë funksionimin e trurit dhe ulin rrezikun nga sulmi në tru.

Edhe pse është fjala për yndyrat, gjalpi ka fuqi t’i ndihmojë trupit në djegien e qelizave yndyrore! /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%