play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Zgjerohet vaksinimi kundër HPV-së, IKShPK: Hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik

today01/04/2026

Background
share close

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar qytetarët se Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar rekomandimin e Komitetit Profesional Këshillues për Imunizim (KPKI), për zgjerimin e grup-moshave për vaksinim kundër Human Papilloma Virusit (HPV).

Sipas njoftimit të IKShPK-së, ky vendim është në përputhje me evidencën më të fundit shkencore dhe rekomandimet ndërkombëtare, dhe synon rritjen e mbrojtjes së popullatës ndaj infeksioneve me HPV, parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, si dhe uljen e rrezikut nga kanceret e tjera të lidhura me HPV tek të dy gjinitë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas IKShPK-së:

-Vaksinimi kundër HPV do të ofrohet në mënyrë vullnetare tek të rinjtë deri në moshën 26 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar më parë.

-Personat e moshës 26–45 vjeç mund të vaksinohen vetëm me rekomandim të klinicistit, bazuar në vlerësimin individual të rrezikut dhe përfitimit.

-Vaksinimi rutinë për fëmijët 11–12 vjeç (nxënësit e klasës së gjashtë) vazhdon sipas kalendarit të rregullt të imunizimit.

Pse është i rëndësishëm vaksinimi kundër HPV?

HPV është një ndër shkaktarët kryesorë të kancerit të qafës së mitrës dhe disa sëmundjeve të tjera serioze.

Vaksina:

-mbron nga tipet më të rrezikshëm të virusit;

-redukton ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e lezioneve para-kanceroze dhe kancerit;

-është e sigurt dhe shumë efektive sidomos kur merret para ekspozimit ndaj virusit.

Përfitimet për shëndetin

Zgjerimi i vaksinimit pritet të sjellë:

-ulje të rasteve të kancerit të qafës së mitrës dhe kancereve tjera të lidhura me virusin;

-mbrojtje më të gjerë për të rinjtë;

-reduktim të kostove të trajtimit në të ardhmen;

-përmirësim të përgjithshëm të shëndetit të popullatës.

Vaksina për grupmoshat e përfshira do të jetë e disponueshme në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike në të gjithë vendin.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *