Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s do të jetë për vizitë në Kosovë këtë të enjte.
Në një postim në Twitter të zëdhënëses së NATO-s, Oana Lungescu bëhet e ditur se delegacioni i NATO-s do të jetë në Kosovë më 7 korrik dhe do të udhëhiqet nga zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana.
Zyrtarët e NATO-s do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe.
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm dhe delegacioni i NATO-s do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.
Në njoftimin për media thuhet zyrtarët e NATO-s po ashtu do të kenë një takim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)