Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shkencëtarët e Zelandës së Re, kanë zbuluar një peshkaqen të rrallë “fantazmë”, një lloj peshku pak i njohur që jeton në thellësitë e oqeanit. Peshkaqenët “fantazmë”, të njohur si “chimaera” janë të rrallë, dhe shikimi i të vegjëlve të tyre është edhe më i pazakontë.
Peshkaqeni i sapolindur u kap në një thellësi prej rreth 1.2 km nën ujë pranë ishullit jugor. Shkencëtarët thonë se zbulimi thellon të kuptuarit e fazës së mitur të specieve. Zbulimi u bë rastësisht gjatë kërkimeve nënujore dhe shkencëtarët e kanë cilësuar atë “gjetje të zotit”, pasi do t’ i ndihmojë ata që të kuptojnë më mirë biologjinë dhe ekologjinë e këtyre specieve.
Sipas shkencëtarëve nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Ujit dhe Atmosferës, embrionet e peshkaqenëve “fantazmë” zhvillohen në kapsulat e vezëve të vendosura në dyshemenë e detit dhe ato ushqehen me një të verdhë veze, derisa të jenë gati të çelin. Peshkaqenët e rinj “fantazmë” mund të shfaqin karakteristika të ndryshme nga versionet e tyre të rritur, gjë që e bën zbulimin më domethënës.
Shumica e llojeve të peshkaqenëve fantazmë banojnë në thellësi, megjithëse një pjesë e vogël e specieve, preferojnë të jetojnë në ujërat e cekëta bregdetare.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)