Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një korridor i fshehur nëntë metra është zbuluar pranë hyrjes kryesore të Piramidës së Madhe 4,500-vjeçare të Gizës, dhe kjo mund të çojë në gjetje të mëtejshme, thanë zyrtarët egjiptianë të antikiteteve. te enjten.
Zbulimi brenda piramidës, e fundit nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë që ende qëndron në këmbë, u bë në kuadër të projektit Scan Pyramids derisa që nga viti 2015 ka përdorur teknologji jo-invazive duke përfshirë termografinë infra të kuqe, simulimet 3D dhe imazhet me rreze kozmike për të parë brenda strukturën, transmeton Telegrafi.
Një artikull i botuar në revistën Nature të enjten tha se zbulimi mund të kontribuojë në njohuritë në lidhje me ndërtimin e piramidës.
Piramida e Madhe u ndërtua si një varr monumental rreth vitit 2560 para Krishtit gjatë mbretërimit të faraonit Khufu, ose Keopsit.
E ndërtuar në një lartësi prej 146 metrash, ajo tani qëndron në 139 metra dhe ishte struktura më e lartë e bërë nga njerëzit deri në Kullën Eifel në Paris në vitin 1889.
“Ne do të vazhdojmë skanimin tonë në mënyrë që të shohim se çfarë mund të bëjmë … për të kuptuar se çfarë mund të zbulojmë nën të, ose vetëm nga fundi i këtij korridori”, tha Mostafa Waziri, kreu i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)