Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Leonardo DiCaprio ka munguar dukshëm në Oscars 2024 të dielën (10 mars), dhe tani është zbuluar arsyeja pse ai e anashkaloi.
Aktori 49-vjeçar u shpërfill dhe nuk u nominua këtë vit për punën e tij në “Killers of the Flower Moon”, megjithatë, filmi mori 10 nominime, duke përfshirë ‘filmin më të mirë’.
Është traditë që aktorët kryesorë në filmat e nominuar të marrin pjesë në ceremoni.
Një burim shpjegoi për E! News që Leonardo u detyrua të anashkalonte teksa po xhironte Paul Thomas Anderson të ri në të njëjtën ditë.
Leo ka bërë xhirime për javë të tëra për këtë projekt dhe mbase nuk i ka premtuar koha.
Nuk dimë ende shumë për filmin, por thuhet se do të zhvillohet në kohën moderne.
Ai u përshkrua si i shtrenjtë kur Leo nënshkroi në fillim të vitit 2024. Një buxhet i vlerësuar për filmin është rreth 100 milionë dollarë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)