Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Të ardhurat e pabesueshme të Fabrizio Romano vetëm nga Twitter janë zbuluar – dhe shuma është marramendëse.
Gazetari italian ka ndërtuar perandorinë e tij të raportimit të futbollit në mediat sociale, me reporterin që mburret me më shumë se 17.3 milionë ndjekës në Twitter.
Ai është dëshmuar shpesh se është një nga gazetarët më të besueshëm dhe më të informuar në futboll, me frazën e tij mbresëlënëse ‘Here We Go!’, duke raportuar saktë çdo marrëveshje të bërë nëpër Evropë.
Romano punon gjatë gjithë kohës dhe etika e tij e pakrahasueshme u pasqyrua teksa zbuloi kohën e ekranit të telefonit në fillim të korrikut, duke treguar se ishte në telefonin e tij për më shumë se 17 orë në një ditë.
Por, e gjithë përpjekja sigurisht që ia vlen koha pasi u zbulua se ai fiton rreth 86,780 euro në muaj nga Twitteri – që barazohet me rreth 1.04 milionë euro në vit – falë ndarjes së të ardhurave nga pronari i ri i platformës – Elon Musk nga reklamat.
Këto shifra u llogaritën nga një aplikacion i quajtur Notus, i cili përdor sasinë e ndërveprimeve mujore që merr një llogari dhe e konverton atë në para duke përdorur paratë aktuale të të ardhurave nga reklamat në faqe.
Dhe pozicioni i Romanos si gazetari kryesor i futbollit në Twitter e sheh atë të grumbullojë sasi të mëdha pëlqimesh, retweet, komente dhe shikime pothuajse në çdo postim. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)