play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Vuçiqi bëhet konstruktiv para takimit me emisarët: Mund t’i japim rrymë Kosovës, të mos u prishen pajisjet

today25/08/2022

Background
share close

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë në një konferencë për media se kryeministri Albin Kurti “po luan me zjarrin”, ndërsa përmendi ndërprerjet e përditshme të energjisë elektrike.

Duke u futur sërish në rolin e tij teatral të një politikani kontruktiv, Vuçiq tha se Serbia do të mund ta ndihmonte Kosovën me rrymë, përcjell Gazeta Express.

“Fjalë për fjalë, për arsye të panjohura për mua, ata po luajnë me zjarrin dhe nuk e di pse po e bëjnë këtë. Në Kosovë, ju tashmë keni ndërprerje të energjisë çdo ditë, që i prek shqiptarët dhe serbët. Të shohim nëse ka mënyra për t’ju ndihmuar të kursejnë të paktën 10 ditë, 15 ditë, sepse do të rraskapiten, do të mbyten njerëzit. Do t’u prishen pajisjet në shtëpi, nga frigoriferi deri te nuk e di çfarë, nëse jo pas 5 ditësh, atëherë pas 15 apo 25”, tha Vuçiq.

Në vend të normalizimit më plotë të marrëdhënieve, gjë për të cilën Vuçiq tha se nuk është, ai thotë se mund të flitet për çështjen e rrymës.

Këto deklarata vijnë pak para se Vuçiq t’i presë në Beograd të dërguarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe emisarin e Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak. Të mërkurën, Escobar dhe Lajçak u takuan me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të opozitës.

Vizitat e emisarëve vijnë në kuadër të një përpjekjeje intensive të SHBA-së dhe BE-së që deri të mërkurën e javës së ardhshme t’i bëjnë Kurtin dhe Vuçiqin ta arrijnë një marrëveshje.

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%