Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Mungesa e aktivitetit fizik, konsumimi i ushqimit jo të shëndetshëm dhe qëndrimi ulur në tryezën e punës për orë të tëra ka një ndikim të keq në shëndetin tuaj.
Këto janë ushqimet që ju duhet të konsumoni nëse dëshironi të qëndroni në formë ndërsa punoni:
Për sytë
Përkundër faktit se progresi teknologjik po përparon me shpejtësi, qëndrimi ulur në kompjuterin tuaj ende i dëmton dhe i sforcon sytë tuaj.
Për t’i mbajtur sytë të shëndetshëm, duhet të hani produkte të pasura me yndyrna omega-3, luteinë, zink dhe vitamina A, C dhe E:
Barishte (sallatë, spinaq, zarzavate)
Vezë
Agrume
Manaferra
Arra dhe fara
Peshk me vaj (salmon, ton, troftë)
Për sistemin imunitar
Një zyrë është një vendi i përkryer për përhapjen e baktereve sepse shumë njerëz qëndrojnë në hapësirën e mbyllur për tërë ditën.Nuk është çudi që dikush me një të ftohur të thjeshtë mund të infektojë me lehtësi të gjithë të tjerët.
Parandalimi i sëmundjes nuk është i vështirë: ndiqni masat e zakonshme dhe hani sa më shumë produkte që nxisin sistemin tuaj imunitar:
Agrume
Speca të kuq
Brokoli
Hudhër
Xhenxhefil
Kivi
Papaja
Për rritjen e metabolizmit
Sa më shpejt të punojë metabolizmi juaj, aq më shumë kalori ju digjni. Punonjësit e zyrës që ulen për shumicën e ditës duhet ta ndihmojnë metabolizmin e tyre që të punojë në mënyrë efikase.
Produktet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të rritni metabolizmin tuaj dhe të mbani peshën normale të trupit:
Alga deti
Kafe
Çaj
Erëza (xhenxhefil, piper, kardamom)
Bathë
Mish pa dhjamë (pule, gjeldeti)
Për funksionimin e trurit
Ushqimi i mirë jo vetëm që ka një ndikim pozitiv në trupin tuaj, por edhe në funksionin e trurit tuaj. Truri është ndoshta mjeti kryesor i punës i punonjësve të zyrës.
Këto produkte do të ndihmojnë qelizat të funksionojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe, si bonus, ato do të ngadalësojnë ndryshimet e lidhura me moshën:
Peshku me vaj (salmon, troftë)
Boronica
Arra dhe fara
Ushqime të pasura me fibra (qull, bukë gruri, oriz ngjyrë kafe)
Lëng shegë
Çokollate e zezë
Për zorrët
Sipas hulumtimit, kalimi i 10 viteve ose më shumë në një punë që kërkon qëndrim ulur pothuajse dyfishon rrezikun e disa llojeve të kancerit të zorrëve.
Mund të përpiqeni ta parandaloni këtë gjë duke bërë ushtrime të rregullta (edhe kur jeni në punë) dhe duke mbajtur një dietë të shëndetshme që përfshin ushqimet e mëposhtme:
Brokoli
Spinaq
Agrume
Manaferra
Ushqime të pasura me fibra (tërshërë, bukë, oriz ngjyrë kafe)
Gjithashtu duhet të përpiqeni të minimizoni sasinë e mishit të kuq dhe të përpunuar (si salsiçe dhe sallam) në ushqimin tuaj. Ata mund të rrisin rrezikun e kancerit kolorektal.
Tiranapost.al
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)