play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

U paralajmërua ekzekutimi i pagave me kompensim të orëve, Murati: Pagesa bëhet në formë granti

today07/10/2022

Background
share close

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur sot në interpelancën që është thirrur ndaj tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka vazhduar sqarimin e vendimit të Ministrisë së Financave që e publikoi më herët e që tha se sot do të procedojë me ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, por me një kusht meqë planifikon t’i japë rrogat si “paradhënie” për orët e humbura gjatë grevës, për të cilat thotë se duhet t’i zëvendësojnë mësuesit.

Murati tha se duhet pasur parasysh që edhe mjetet jepen në formë të grantit nga qeveria qendrore.

“Pra edhe mjetet që alokohen dhe dedikohen për financimin e arsimit ne vend, pra komunave u jepen në formë të grantit”.

“Për interpelancë, bëhet fjalë për pagesën e punëtorëve apo stafit që janë apo kanë qenë në grevë. Ligji për Grevat e thekson qartë që përgjatë kohës sa personat ose punëmarrësit janë në grevë, marrëdhënia e punës, pra obligimet nga kontrata e punës që ka të bëjë detyrimi për të punuar, por edhe obligimi për të paguar, pra pezullohet. Me fjalë të tjera s’mund të paguhet dikush pa punuar. Pra, kjo është çështja. Mbi këtë bazë, normalisht që ne duhet të kërkojmë dhe të sigurohemi që organizatat buxhetore e respektojnë ligjin. E kemi bërë dhe do ta bëjmë çdoherë sa herë që e shohim apo vihemi në dijeni që ka bazë për dyshime s’përfillen ligjet dhe ka tendencë që paraja publike të shpenzohet pa qenë në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi”. /Gazeta Express/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%