Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Mary Ann Harrison është një eksperte flokësh dhe këshillat e saj praktike kanë tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale. Ajo bisedon me kënaqësi me përdoruesit e platformave sociale në lidhje me problemet e flokëve që ata hasin.
55-vjeçarja konsideron se nuk është kurrë vonë për të filluar kujdesin për flokët dhe se është një rutinë shumë e rëndësishme, por edhe relaksuese.
Ndër sugjerimet e saja, në profilin Maryt janë tri këshilla për antiplakjen e flokëve, pa përdorur asnjë produkt.
Këshilla e parë – sipas saj – është të siguroni dush me filtër. Uji që nuk filtrohet dëmton flokët, sepse përmban kalcium dhe magnez dhe mund t’i dëmtojë flokët në të njëjtën mënyrë si zbardhuesi.
Këshilla e dytë i referohet një shprehitë të shpeshtë. Ajo paralajmëron se nuk duhet të shkoni kurrë në shtrat me flokë të lagur. Kur flokët janë të lagur, fërkimi në jastëk gjatë natës mund t’i dëmtojë dhe të çojë në thyerje të flokëve. Prandaj, thajini flokët mirë para se të shkoni në shtrat.
Këshilla e tretë e dhënë i referohet kthimit në rrënjë. Masazhet e kokës duhet të bëhen rutina juaj, thotë ajo, sepse janë efektive, veçanërisht nëse i bëni një herë në javë me vajra për flokë. Nëse kujdeseni për kokën, edhe flokët do të jenë më të shëndetshme ndërsa rriten. Këto masazhe ndihmojnë dhe stimulojnë rrjedhjen e gjakut në folikulat e flokëve. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)