Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Tre kamionë tashmë kanë nisur të largohen nga rruga që çon për në pikën kufitare në Jarinjë.
Kështu ka raportuar gazetari i t7, Genc Godani, i cili po qëndron në vendin e ngjarjes. Ai raporton se po rritet numri i kamionëve që po largohen nga rruga.
Këtë vendim qeveria nuk e ka zbatuar, pasi kërkesë ishte që më 1 gusht të largohen të gjithë kamionët dhe automjetet tjera nga rrugët që çojnë për një dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.
Gjatë së dielës u shënuan disa incidente. Policia konfirmoi se në veri pati të shtëna me armë zjarri dhe disa qytetarë u maltretuan në kufi. Në disa vende policia tha se është shtënë edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk ka asnjë të lënduar.
Kutjojmë që Jarinja dhe Bërnjaku janë të mbyllura për qarkullim, ndërsa pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Medare janë të hapura, por të ngarkuara.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)