Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today11/05/2022
Të premten më 13 maj, në Bruksel do të mbahet takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve.
Ky takim pritet të shërbejë si përgatitje për takimin e ardhshëm në nivel të lartë për dialogun Prishtinë-Beograd.
Kështu ka deklaruar për Telegrafin në një përgjigje me shkrim, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Stano ka thënë se takimi i së premtes, mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij i Serbisë, Petar Petkoviq, ka për synim të vazhdojë diskutimet për gjetjen e rrugës përpara për një numër çështjesh.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE do të vazhdojë të premten më 13 maj me një takim në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel. Qëllimi është të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një rruge përpara për një sërë çështjesh dhe të përgatitet takimi i ardhshëm i nivelit të lartë të Dialogut”, ka deklaruar Stano.
Ai ka theksuar se çështja e targave, energjisë dhe personat e pagjetur do të jenë sërish në agjendë.
“Të gjitha temat e diskutuara në takimin e fundit të kryenegociatorëve në prill do të jenë sërish në agjendë, veçanërisht targat, energjia dhe personat e zhdukur”, u shpreh Stano.
Takimi i fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në mes liderëve, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qe zhvilluar në korrik të vitit të shkuar. Javën e shkuar në Berlin ata patën një darkë jozyrtare, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)